€360,000
Projekt i bukur dhe luksoz në Al Furjan, Dubai
Dubai, Al Furjan
Al Furjan nënkupton "koleksion shtëpish" në gjuhën arabe dhe është prej distrikteve më të populla
Al Furjan nënkupton "koleksion shtëpish" në gjuhën arabe dhe është prej distrikteve më të popullarizuara rezidenciale në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dizajni ofron mjedis miqësor me parqe dhe shtigje ecjesh duke lidhur shtëpitë me grupet e vogla. Është një lagje mikpritëse që e bën ideale për familjet. Ka linja të mira transporti. Poashtu, autostrada D591 dhe E77 janë afër, që lidhen me rrugën kryesore të njohur si "Sheikh Zayed". Infrastruktura e zhvilluar nënkupton se banorët kanë zgjedhje për shumë restaurante, kafene dhe shkolla. Dubai poashtu është i famshëm për qendrat e mrekullueshme tregtare, një prej të cilave është "Mall of Emirates", 15.2 kilometra larg.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga qyteti: tetë kilometra
- Distanca nga plazhi: katër kilometra
- Distanca nga aeroporti: 20 kilometra
- Distanca nga qendra tregtare: 200 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i bukur përbëhet nga prona 11-katëshe që ofron apartamente ideale për individët dhe çiftet, përfshirë edhe ata me familje. Apartamentet studio kanë një banjo. Apartamentet një dhe dy-dhomëshe kanë dy banjo. Brendësia ka stil modern dhe luksoz dhe është e përfunduar në standardet më të larta. Të gjitha apartamentet kanë ballkone me xhama që ofrojnë pamje spektakolare të kompleksit dhe rrethinës. Banorët e të gjitha moshave dhe shijeve e kanë të garantuar argëtimin me të gjitha qendrat kudo, përfshirë kinemanë, dhomën e lojërave dhe qendrën për joga.
Distancat
8km 4km 20km 37km 200 m Më shumë informacion
Të Dhënat e Pronës
- Ref Nr.97206
- QëllimiPër shitje
- Llojiapartament
Verifikuar - Dhomë gjumi2
- Banjo2
- Ballkon2
- Madhësia108 m²
- Data e Fundit30-12-2025
Lista e Çmimeve
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.